Bota

Putin: Po negociatave me Zelenskin vetëm nëse rizgjidhet. Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA

Gazeta Si - Rusia do të negociojë dhe nënshkruajë marrëveshje paqeje vetëm me "liderin legjitim të Ukrainës", pra pas zgjedhjeve presidenciale në Kiev.

Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, duke shpjeguar se Moska do të bisedojë me Volodymyr Zelenskin (të cilit i skadoi mandati në maj) “vetëm nëse ai shkon në zgjedhje dhe rizgjedhet”.

“Nëse udhëheqësi ukrainas është i paligjshëm, atëherë e gjithë struktura e pushtetit është e paligjshme”, shtoi ai, duke folur në konferencën e tij vjetore për shtyp që u zhvillua në Moskë.

Rusia, pra, është në dispozicion për të "kryer një dialog pa parakushte" me Ukrainën "por në bazë" të asaj që Puti e quan "procesi i negociatave të Stambollit 2022" dhe "në bazë të realitetit që po merr formë aktualisht".

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”, Putin shtoi se, “ne jemi gati për negociata, por na duhet që ukrainasit të jenë gati për negociata dhe kompromise” për t'i dhënë fund konfliktit.

Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë, duke shtuar se "politika është arti i kompromisit dhe negociatat janë një kompromis".

Putin sugjeroi një ‘duel’ raketor me SHBA që do të tregonte se si raketa e re balistike hipersonike e Rusisë Oreshnik mund të mposhtë çdo sistem të mbrojtjes raketore amerikane.

Duke iu drejtuar skepticizmit perëndimor rreth "Oreshnik", Putin sugjeroi që të dyja palët të zgjidhnin një objektiv të caktuar për t’u mbrojtur nga raketat amerikane.

“Ne jemi gati për një eksperiment të tillë”, - tha Putin. Lideri rus theksoi gjithashtu se Oreshnik ishte një armë moderne, megjithëse bazohet në zhvillimet e mëparshme të dizajnit rus.

Putin tha se ishte gati të bisedonte dhe të takohej me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump "në çdo kohë". “Jam gati ta kem këtë [bisedë] në çdo kohë. Unë gjithashtu do të jem gati për një takim nëse ju dëshironi”, tha Putin gjatë seancës vjetore të pyetjeve dhe përgjigjeve në konferencën për shtyp të fundvitit. Putin shtoi se ai nuk e ka parë Trumpin për më shumë se katër vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë