Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot.

Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv. “Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë”, tha ajo.

Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022. Pas nisjes së sulmeve ajrore në qytete, instalimeve ushtarake dhe zbarkimit të trupave dhe tankeve nga tri drejtime, pushtuesit rusë arritën përfundimisht në periferi të kryeqytetit.

Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022. Forcat ruse nuk arritën ta rrethonin apo kapnin kryeqytetin dhe përfundimisht u tërhoqën nga rajoni.

Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022. Kyrylo nuk mbijetoi.

Një burrë bart një fëmijë nga qyteti Irpin pas granatimeve të rënda, ndërsa trupat ruse përparonin drejt Kievit më 6 mars 2022.

Një vajzë me macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars 2022, ku shumë njerëz u detyruan të strehoheshin.
Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për të qenë më të sigurt, derisa Rusia sulmoi me raketa në disa qytete të mëdha.

Varrosja e trupave në një varr të përbashkët në periferi të Mariupolit më 9 mars 2022. Një rrethim gati tre-mujor i qytetit port rezultoi me vrasjen e dhjetëra mijëra banorëve dhe shkatërrimin e 90 për qind të ndërtesave të tij.

Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh pasi një tank rus qëlloi mbi të në Mariupol më 11 mars 2022.

Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën “Zemra e Qytetit të Kievit” (Kyiv City Heart Center), më 20 mars 2022.

Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022.

Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022.
Mriya, i cili kishte qenë avioni më i madh në botë, u shkatërrua nga një sulm rus më 27 shkurt gjatë luftimeve në aeroportin Antonov në Hostomel. Mriya, që do të thotë “ëndërr” ose “frymëzim”, ishte e dashur nga entuziastët e aviacionit në mbarë botën.

Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022. Vdekja e nënës së tij erdhi si pasojë e urisë dhe stresit nga pushtimi rus.

Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022.

Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022, në të cilin u vra gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych. Kohët e fundit, Hyrych ishte zhvendosur në ndërtesën e banesës. Të paktën 10 persona të tjerë thuhet se u plagosën në sulmin, i cili goditi pas takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022.

Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022. Oksana humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë kur një predhë shpërtheu pranë shtëpisë së saj. “Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë, vetëm kocka, mish dhe gjak”, rikujton ajo. /Marrë nga REL/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




