Dy të prekurit nga koronavirusi në Shkodër dhe në Korçë mësohet se janë punonjës në Prokurori dhe në Kadastër.
Një oficeri i policisë gjyqësore në qytetin e Shkodrës rezulton i prekur me Covid-19 dhe për këtë prokuroria ka dhënë urdhërin që të vetizolohen të gjithë prokurorët e qytetit më të madh verior.
OPGJ dhe personi që e ka infektuar janë të dy të vetëkarantinuar dhe po ndiqen nga mjekja e Infektivit. Në të tilla kushte, Prefekti ka njoftuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Shkodër të marrin masa për vetëkarantimin deri me datë 30 Mars 2020, ditë e hënë. Si masë parandaluese dhe përhapëse, të gjithë personat e familjes së OPGJ-së janë vetëizoluar. Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh. Aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij. Ai jeton në një lagje periferike të Shkodrës, dhe ka një familje me 5 anëtarë.
Ndërsa vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngutshme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.
Edhe në qytetin e Korçës rezulton se i prekur është një nga punonjësit e Kadastrës. Ai është është i vetëkarantinuar në shtëpi, pasi gjendja shëndetësore nuk është problematike. Sipas burimeve ai ka pasur kontaktet me tre nga personat e prekur me COVID-19 në qytetin e Korçës. Tek Kadastra në Korçë puna vijon vetëm online.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




