Trashëgimi

Punimet rrugore në Zagori zbulojnë sitet arkelogjike me vlera të veçanta

Nga Gazeta “Si” – Zbulime të rëndësishme arkeologjike kanë dalë në pah  gjatë punimeve për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Çajup–Zagorie në  Gjirokastër.

Agjencia telegrafike shqiptare shkruan se pranë fshatit Sheper janë identifikuar dy site me vlera të veçanta arkeologjike.

Këtë zbulim e konfirmon për Gazetasi.al , Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Z. Adem Bunguri i cili  thotë se zbulimet kanë qenë rastësore dhe shton se Instituti i Arkeologjisë ka dërguar specialistët në zonë.

“Është e vërtetë që janë zbuluar site arkelogjike në Zagori. Zbulimi ka qënë rastësor gjatë punimeve të një rruge atje. Duke qënë se zona është nën administrimin e drejtorisë së Gjirokastrës, ne kemi dërguar specialistët tanë për vëzhgimin e vendit dhe shumë shpejt do t’iu japim edhe fondet  për kërkime të mëtejshme” thotë Bunguri.

Sipas vlerësimeve paraprake të specialistëve të DSHA dhe DRTK Gjirokaster, bëhet fjalë për gjurmët e një tempulli antik të shek. III–II p.e.s., si dhe struktura banimi të së njëjtës periudhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë