Menaxhim

Pullat Fiskale do t’i prodhojë shtypshkronja e Letrave me Vlerë

Nga Gazeta ‘SI’ – Pullat fiskale do të prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

Kështu ka vendosur qeveria në një vendim të fundit, pasi njoftoi se koncesioni për pullat nuk do të rinovohej më pas përfundimit të kontratës më 31 dhjetor 2024.

Sipas detajeve nga vendimi, ministria e Financave do t’i kalojë pa pagesë të gjitha të dhënat dhe aktivet nga koncesionari SICPA tek shtypshkronja.

Shtypshkronja që është shoqëri shtetërore kryen prodhimin e të gjitha llojeve të biletave, biletave të llotarisë, faturave dhe formularëve qe kanë të gjitha numër serie dhe që shërbejnë për tu konvertuar në para, si dhe biletat e transportit rrugor të udhëtareve, kinemave, teatrove etj.

SICPA ka hyrë në tregun shqiptar në vitin 2010 dhe deri atëherë ka arkëtuar miliona euro fitime. Kontrata fillestare me kompaninë përfundonte në 2023-shin, por pas negociatave me dyer të mbyllura të qeverisë, koncesionari hoqi dorë nga pretendime të tjera me kushtin që kontrata ekzistuese të shtyhet deri në dhjetor 2024.

Atëherë qeveria thoshte se pullat e SICPA nuk janë përdorur për të gjitha produktet e akcizës, por vetëm për alkoolin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë