Sport

Publikohet lista për ‘Diamond League’ në Monaco

Jessica Hull kthehet në vendin e rekordit botëror ndërsa Mondo Duplantis dhe Julien Alfred vazhdojnë mbrojtjen e titullit në “Wanda Diamond League” në “Herculis EBS Monaco”. Beteja për një vend në finalet e “Wanda Diamond League” do të jetë në një udhëkryq të rëndësishëm kur atletët më të mirë në Botë të udhëtojnë drejt “Côte d’Azur” për “Herculis EBS Monaco”.

Mitingu në Monaco është eventi i 10 në rrugën drejt finaleve dhe shumë sportistë do të kërkojnë fitoren decizive për tu kualifikuar. Kampionë olimpikë në fuqi dhe në “Diamond League” si Julien Alfred, Hamish Kerr dhe Marileidy Paulino janë mes atyre që shpresojnë të vazhdojnë formën aktuale edhe në “Stade Louis II”.

Në një miting që ka vendosur një sërë rekordesh botërore ndër vite, sytë do të jenë tek Mondo Duplantis, në paraqitjen e parë në “Diamond League” pas rekordit të ri botëror (6.28m) në Stockholm, një muaj më parë.

Australiania Jessica Hull kthehet në pistën ku një vit më parë vendosi rekordin botëror të 2000m, por këtë herë me objektiv në tpë qartë për garën e 1000m. Në pistë do të zbresin edhe disa prej talenteve të rinj në pistë si sensacionali australian i sprintit, Gout Gout që do të marroë pjesë në garën e 200 metrave për U23.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë