Nga Gazeta ‘Si’- Pamje nga kamerat e sigurisw tregojnë momentin tragjik kur një kamionçinë merr përpara turmën në një rrugë në Lagjen Franceze të Nju Orlinsit.
Video është publikuar nga mediat e huaja dhe përmban pamje të rënda. Autori, Shamsud Din Jabbar, shihet teksa kalon me makinën e bardhë model “Ford” pranë një makine policie të stacionuar në rrugën e populluar “Bourbon”.
Ai merr menjëherë kthesën dhe përplas qytetarët që ishin duke festuar. Përdorimi i makinës elektrike duket se i ka dhënë mundësi që makina të marrë start dhe shpejtësi të menjëhershme, ndonëse sa kishte hyrë në kthesë.
Video shows the moment the FBI says Shamsud Din Jabbar raced onto a packed Bourbon Street from Canal Street in a pickup truck with Texas plates and an ISIS flag. https://t.co/P0iWiTX30Z pic.twitter.com/hmeB1tUjpc
— FOX 8 New Orleans (@FOX8NOLA) January 1, 2025
Autori kishte në makinë një flamur të Shtetit Islamik. Ai ishte lindur dhe rritur në Teksas dhe kishte kryer edhe shërbimin ushtarak në SHBA. Dyshohet se ai është radikalizuar kohët e fundit.
Në total, 15 persona humbën jetën nga sulmi. Sipas autoriteteve sulmi mund të jetë realizuar me ndihmën e personave të tjerë. Autori, 42-vjeçari Shamsud-Din Jabbar, u vra gjatë përplasjes me armë me policinë që ishte vënë në ndjekje të tij pas ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.