Arsim

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 7.3 mesatarja për 27,389 maturantë

Gazeta Si – Janë publikuar sot notat e provimeve me zgjedhje, ku të gjithë maturantët mund të mësojnë rezultatet në sistemin digjital, në portalin studentor (www.portalistudentor.al/notat-e-matures).

Janë në total 27389 maturantë që kanë kryer provimin me zgjedhje. Nga këta, 746 maturantë kanë marrë notën ngelëse 4, kurse 153 maturantë kanë rezultuar ekselentë, pasi janë vlerësuar me notën maksimale 10.

Nota mesatare për provimet me zgjedhje është 7.3, ndërsa kalueshmëria është 97.28%. Pas disa orësh do të publikohen nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit, si edhe statistika të mëtejshme për secilën prej lëndëve me zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë