Lajme

Publikohen 13 kandidaturat për vakancën në Kushtetuese

Presidenca ka publikuar sot listën e kandidatëve për gjyqtarë për në Gjykatën Kushtetuese. Plot 13 gjyqtarë kanë dorëzuar aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

1.Z. Alban Brati , 2.Znj. Arta Vorpsi , 3.Z. Avni Shehu ,4.Znj. Elsa Toska , 5 Znj. Fiona Papajorgji , 6.Z. Ilir Mustafaj , 7.Znj. Irena Reso , 8.Znj. Kestrin Katro , 9.Z. Klodian Rado , 10.Z. Kostandin Kazanxhi , 11.Znj. Marsida Xhaferllari , 12.Znj. Mimoza Qinami , 13.Znj. Valbona Bala (Pajo).

Presidenca informon se pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar këta persona

Po ashtu, Presidenca njofton se lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë