Nga Gazeta Si- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas publikimit të testit të Gjuhë Letërsisë, vetëm 15 minuta pasi maturantët janë futur në provim.
“Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci”, thotë Kushi duke shtuar se dyshimi është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim.
“Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojnë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”, tha Kushi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.