Gazeta Si – Taleb Al Abdulmohsen, mjeku 50-vjeçar që vrau disa njerëz në Magdeburg të premten në mbrëmje në drejtimin e një “BMË”-je drejt një turme që vizitonte një treg Krishtlindjesh, kishte kërcënuar në vitin 2023 se donte të vriste shtetas gjermanë duke i goditur me një makinë. Ai ishte raportuar ng autoritetet, por nuk ndaj tij nuk ishte marrë asnjë masë.
Al Abdulmohsen, një disident saudit dhe aktivist në ndihmën e refugjatëve, e përkufizon veten si një ateist dhe një “kritik i ashpër” ndaj Islamit. Ja çfarë dimë për të.
Kush është atentatori – Me origjinë nga Hufuf, Arabia Saudite, ai mbërriti në Gjermani në vitin 2006, duke marrë statusin e refugjatit në vitin 2016, pasi raportoi kërcënimet me vdekje që pësoi për shkak të distancimit të tij nga Islami.
I specializuar në psikiatri dhe psikoterapi, ai jetoi dhe punoi në Bernburg, Saksoni-Anhalt dhe ishte i njohur për aktivizmin e tij në emër të grave saudite që përpiqeshin të largoheshin nga vendi.
Mirëpo, gjatë viteve të fundit, angazhimi i tij duket se është zvogëluar, duke lënë vend për deklarata të diskutueshme në rrjetet sociale.
Sipas “Der Spiegel”, i dyshuari kishte simpati për AfD-në e ekstremit të djathtë gjerman. Në të kaluarën, ai kishte bërë thirrje për krijimin e një akademie për ish-muslimanët së bashku me partinë dhe kishte publikuar postime kritike për emigracionin e paligjshëm dhe politikat e ish-kancelares Angela Merkel, e akuzuar se dëshironte të “islamizonte Evropën”.
Ai kohët e fundit kishte ndarë përmbajtje konspirative, duke pretenduar se shteti gjerman po persekutonte ish-myslimanët sauditë, ndërsa u jepte azil xhihadistëve sirianë.
Paralajmërimi i agjencive – Shërbimet sekrete të Arabisë Saudite ishin paralajmëruar për rrezikun e sulmuesit.
Kështu raportojnë mediat e Berlinit, duke cituar burime brenda inteligjencës saudite. Raporti erdhi pas disa postimeve të dhunshme anti-islame të publikuara nga Al Abdulmohsen në rrjetin “X”, të cilat tani janë zhdukur nga platforma sociale.
Autori i masakrës në Magdeburg, thuhet se donte të ndëshkonte Gjermaninë “për islamizimin e saj të tepruar”.
Gazeta “Die Welt” zbulon se Al Abdulmohsen ishte i punësuar në burgun e Bernburgut dhe se kujdesej për shëndetin mendor të të burgosurve të varur nga droga.
Në vitet e fundit, 50-vjeçari madje ka themeluar një forum, “wearesaudis.net”, qëllimi i të cilit – siç shpjegoi ai vetë për BBC në vitin 2019 – është të ndihmojë refugjatët të marrin azil, veçanërisht ish-muslimanët që kanë frikë nga persekutimi në vendin e tyre. Faqja kryesore tani lexon në arabisht dhe anglisht: “Këshilla ime: mos kërkoni azil në Gjermani”.
Kritik ndaj Islamit – “Unë jam kritiku më agresiv i Islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët”. Është një pasazh nga një intervistë që Al Abdulmohsen i dha Faz-it në qershor 2019.
Në intervista të tjera, ai akuzoi Gjermaninë për mikpritjen e islamistëve dhe refuzimin e azilit për refugjatët anti-islamikë.
Disa vëzhgues sugjerojnë se në Magdeburg ai veproi për të hedhur fajin – dhe për këtë arsye për të ngritur indinjatën e gjermanëve afër zgjedhjeve – ndaj myslimanëve.
Taleb do të kërkohej gjithashtu në Arabinë Saudite për akuza të ndryshme, duke përfshirë terrorizmin dhe trafikimin e vajzave të mitura, por Gjermania e kishte refuzuar ekstradimin e tij.
Testi pozitiv i drogës – I dyshuari, besohet se ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e masakrës dhe goditjes së turmës me makinë, ku ka përshkruar 400 metra me një trajektore “zig-zag” për të kapur sa më shumë njerëz të pafajshëm në tregun e Krishtlindjeve.
Kështu raporton “Bild”, duke cituar qarqe policore, sipas të cilave, testi i parë i drogës tek mjeku 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite ka rezultuar pozitiv.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.