Trend

Pse videot me ujin e bamjeve po bëhen virale në TikTok

Nga Gazeta 'Si' - Le ta pranojmë që për shumëkënd bamjet nuk janë në listën e shijeve të preferuara, por ekspertët thonë se bamjet kanë shumë vlera ushqimore. Kohët e fundit në TikTok po qarkullojnë video të ujit të bamjeve dhe gjithë përfitimet që kjo si pije sjell në organizëm.

A është i mirë uji i bamjeve për ju?

“Nëse nuk e keni problem shijen, uji i bamjeve mund t'ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar, duke ndikuar në menaxhimin e peshës dhe tretjen," thotë dietologia Michelle Routhenstein.

Pirja e ujit ndihmon në tretje, duke parandaluar ose lehtësuar kapsllëkun dhe duke ndihmuar trupin që të shpërbëjë ushqimin në mënyrë që të mund të përthithë lëndët ushqyese.

Për shkak të ujit në formë xhelatinoze, përdoruesit e TikTok sugjerojnë të pini ujë bamjesh para marrëdhënieve seksuale dhe gjatë shtatzënisë, sepse ata pretendojnë se ndihmon në procesin e lindjes. Përmbajtja e folatit te bamjet ndikon në zhvillimin e fetusit, veçanërisht të trurit dhe shtyllës kurrizore.

@zeearije recently discovered the surprising benefits of drinking okra water! 🌿 From improved digestion to glowing skin, this natural elixir packs a punch of health benefits. Cheers to a happier, healthier you! 💧 #OkraWater #fyp ♬ original sound - Zareefa

Pirja e ujit të bamjeve apo ngrënia e bamjeve?

Dietologët thonë se bamja është një "ushqim funksional", që do të thotë se është minimalisht i përpunueshëm dhe shumë ushqyes. Karbohidratet dhe kimikatet që gjenden te bamjet kanë potencialin për të rritur aktivitetin anti-oksidues brenda trupit, veçanërisht në lidhje me rregullimin e sheqerit në gjak. Për më tepër, bamja është një burim i kaliumit, i cili mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe të mbrojë kundër goditjes në tru.

Nuk është e qartë nëse pirja e ujit të bamjeve ka të njëjtin efekt si ngrënia e tyre, pasi nuk mund të dallohet se sa lëndë ushqyese po merrni ndërkohë që konsumoni një pjatë bamjesh të gatuara apo pini ujin e tyre.

Si ta përgatisni ujin e bamjeve?

-Si fillim lani bamjet, bashkë me pjesën e bishtave dhe filloni prerjen në pjesë të vogla

-Merrni një tenxhere ku keni hedhur më parë ujë të ftohtë dhe lërini të ziejnë

-Nëse doni një strukturë më të trashë, mund ta derdhni ujin e parë dhe ta kulloni

-Për një shije më të 'butë' mund të shtoni pak limon ose mjaltë

-Nëse e keni vështirë të konsumoni lëngun e bamjeve, mund të zgjidhni t’i hani dhe do të shihni më shumë rezultate në shëndetin e lëkurës, pjesën e hidratimit etj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë