“Si do bëjmë provim në auditore kur kemi bërë mësim online. As nuk na kanë thënë nivelin e vështirësisë që do të ketë provimi. Unë jam në vit të tretë dhe i kam me rëndësi provimet. Kjo gjë nuk vendosej sot për nesër”. Julinda, studente e Fakultetit Juridik, e cila flet për Gazetasi.al, është vetëm një nga të shumtat që kërkon që kundërshton me forcë provimet dhe konsultimet nëpër auditore. Ministria e Shëndetësisë sugjeroi përpara një jave që studentët të bënin konsultimet dhe provimet ne auditore, por kjo gjë nuk u mirëprit nga studentët.
Në letrën e siguruar nga Gazetasi.al senati studentor i Universitetit të Tiranës i nxitur nga studentet e “Fakultetit Ekonomik”, kërkonte nga rektorati që provimet të vijonin online.

“Në dukje këtë e mendojnë si një kapriço të studentëve por nuk kemi kohë të gjejmë vend ku të rrimë vetëm për një muaj,” shpjegon Selena një studente e “Fakultetit Ekonomik”.
E reja i tregon Gazetasi.al se jeton në Lushnjë dhe nuk ka se si të akomodohet vetëm për provimet që do të kryej sepse asnjë nuk ka shtëpi vetëm për një muaj, e ajo si shumica e bahskëmoshatarëve të saj që jetojnë jashtë Tirane, verën do e kalojnë në shtëpitë e tyre.
Rigels Xhemollari kreu i shoqatës “Qëndresa Qytetare” i tha Gazetasi.al se ka disa argumenta që studentët kanë të drejtë. Xhemollari në të njëjtin këndvështirm si studenja Selena shpjegon se shumica e studentëve i kanë lënë shtëpitë me qira dhd konviktet e nuk kanë mundësi që të akomodohen për tetë ditë konsultime dhe një muaj provime.

Duke i mëshuar faktit se ka një ditë provimesh fizike pas një viti e gjysmë akademik online, Xhemollari shprehet se studentët nuk ndjehen gati.
“Kemi një ceremoni finale pa pasur një festival. Nuk ndjehen gati që të bëjnë provim fizikisht pas një viti mësim online, ku sipas studimeve që kemi 70% e tyre kanë mësuar në telefon. Ka qenë një mësim jo efektiv ku 40% e studentëve nuk kanë ndjekur mësimin”, shprehet Xhemollari.
Për Etienin,një student në “Fakultetin e Politeknikut” vendosja për t’u kthyer tani në auditore është absurde. Sipas tij kjo është një tallje e madhe sepse nuk ka dalë një ekspert arsimor të flasi për situatën e studentëve.

“Pse nuk i hapën auditoret kur studentët dorëzuar peticionin në Ministri, por tani dhe vetëm tri javë përpara kur shumë prej studentëve nuk dinë ku të qëndrojnë,”shtoi ai.
Edhe pse online dy muaj më parë studentët firmosën një peticion ku kërkonin hapjen e auditorëve, gjë e cila tashmë ju duket e kotë dhe diçka e vështirë për ta.
Xhemollari thekson më tej se ka edhe një tjetër problem që duhej zgjidhur.Siç thotë ai ” vendimmarrja nuk është diçka e qëndrueshme”. Në kënvështrimin e ekspertit studentëve u është thënë që do bëjnë provimet fizikisht po nuk dihet se si do vijojë situata më tej.
“Nuk i është thënë se në shtator-tetor do të nisin mësimin pasi për mësimdhënien nuk është thënë asgjë,” shpjegon Xhemollari i cili thekson se një Komitet që merret me shëndetësinë të përcaktojë se duhen bërë konsultime, provime në universitete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



