Njerez

Pse po ikin? Sa është numri vetëm këtë vit? Pse kaq shumë azilkërkues? 10 pyetje dhe përgjigje për shqiptarët në Angli

Numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin anglez me anije të vogla është rritur vrullshëm gjatë dy viteve të fundit dhe sipas Ministrit të Emigracionit, Robert Jenrick, përbëjnë 80% të të ardhurëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretarja e shtetit, Suella Braverman e përshkruajti këtë trend si “pushtim”, duke nisur një zjarr kritikash në Britani dhe jashtë saj, përfshirë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që tha se kjo lloj retorike nxit ksenofobinë drejt patriotëve të tij.

Sa shqiptarë kanë ardhur?

Nga janari deri në qershor 2022, 2.165 shqiptarë janë regjistruar në të dhënat zyrtare britanike, rritje e ndjeshme nga 800 që ishin një vit më parë.

Pse po vijnë shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar?

Komandanti i Kanalit Klandestin Dan O’Mahoney, i tha Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Brendshme javën e kaluar se rritja “eksponenciale” ka të ngjarë të jetë kryesisht për shkak se bandat kriminale shqiptare kanë zënë një bazë në veri të Francës”.

Pse kaq shumë shqiptarë janë azilkërkues?

Në konferencën e Partisë Konservatore muajin e kaluar, Braverman akuzoi shqiptarët se kishin mbërritur në MB për abuzim me ligjet moderne të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar. “E vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra,” – tha ajo.

Rama tha në një postim në Twitter se “Mbretëria e Bashkuar duhet të luftojë bandat e krimit të të gjitha kombësive dhe të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve për të justifikuar dështimet e politikave të tyre”.

Pse po e lënë njerëzit Shqipërinë?

Një studim nga universiteti Bedfordshire dhe Organizata e Emigracionit tregon se trafikimi në Shqipëri lidhet me nivelet e ulëta të edukimit, martesat e detyruara apo me mblesëri dhe mundësitë e limituara për emigrim të sigurtë dhe të ligjshëm. Varfëria dhe faktorë të tjerë ekonomikë janë po ashtu ndikim.

Papunësia në Shqipëri në vitin 2021 ishte 11.8%, më e lartë se shifra e Europës, por më e ulët se ajo e Greqisë 14.8% dhe e Spanjës 14.7%.

A është Shqipëria një vend i sigurtë?

Shqipëria renditet në vendin e 41 në Indeksin Global të Paqes nga 163 vende të analizuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen. Indeksi mat paqen bazuar në sigurinë sociale, konfliktin e vazhdueshëm dhe shkallën e militarizimit. Kjo është më e sigurt se Koreja e Jugut (43) dhe anëtari fqinj i BE-së, Greqia (53). Britania e Madhe renditet e 34-ta.

A është Shqipëria pjesë e BE-së?

Jo. Shqipëria ka mbajtur statusin kandidat për në BE që nga 2014-a dhe procesi vazhdon ende,

Pas vlerësimit të muajit të kaluar për gatishmërinë e vendit, BE theksoi nevojën që Shqipëria ka të vazhdojë të përmirësojë administratën publike, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër të tjera në raportin e saj. Sapo të bëhet anëtare, qytetarët e saj mund të kenë akses në lëvizjen e lirë nëpër vendet e tjera anëtare.

Rama, në një intervistë për Newsnight të mërkurën, pranoi se vendi kishte “problem

et” e veta, dhe të mos qenit në tregun e lirë të punës në Europë i bën qytetarët e saj të kërkojnë mënyra të ndryshme për të kaluar kufijtë në vende të tjera.

Ku ndodhet Shqipëria në hartë?

E vendosur në Ballkanin Perëndimor në Detin Adriatik, Shqipëria kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Një udhëtim rrugor pa ndalesë nga kryeqyteti i saj, Tirana, në Calais në Francë do të zgjaste rreth 28 orë, sipas Google Maps.

Sa është popullsia e Shqipërisë?

Popullsia e Shqipërisë ka qenë në rënie pas kulmit në vitet 1990. Të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2021 tregojnë se vendi aktualisht është shtëpia e 2.8 milionë njerëzve, një popullsi më e vogël se Uellsi.

Sa është PBB-ja për frymë e Shqipërisë?

Produkti i brendshëm bruto i Shqipërisë është 51 miliardë dollarë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse, sipas Perspektivës Ekonomike Botërore të FMN-së për tetorin 2022. Kjo është më pak se 10% e PBB-së së Irakut, vendi i katërt më i zakonshëm i origjinës së emigrantëve që vijnë në MB pas duke kaluar Kanalin. PBB-ja për frymë e Shqipërisë në PPP është 17.860 dollarë, pothuajse 1/3 e asaj të MB.

Nga vijnë emigrantët e tjerë?

Pas Shqipërisë, numri më i madh i njerëzve që kalojnë Kanalin me varka të vogla këtë vit deri në qershor vijnë nga Afganistani, Irani, Iraku dhe Siria, tregojnë të dhënat e Home Office. Kjo është ndryshe nga viti 2021, kur njerëzit vinin kryesisht nga Irani, Iraku dhe Eritrea me Shqipërinë që renditet e 8-ta në listë./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë