Politike

Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës? Rama: Edhe fqinjët me flotë të madhe po digjen

Nga Gazeta ‘Si’- ‘Kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet e zjarreve.’

Kështu e komentoi kryeministri Edi Rama debatin që po zhvillohet sëfundmi se pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës.

Rama thotë se përpos faturave ekonomike, situata e rëndë të zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës.

Këtu ai sjell shembullin e Greqisë që posedon 77 avionë zjarrfikës, por zjarret e fuqishme të ditëve të fundit e kanë pushtuar edhe shtetin fqinj.

“Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?!

Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë