Dihet tashmë që lindshmëria ka rënë që me përfshirjen e grave si forcë pune. Të mbash një karrierë dhe të luash me fëmijën nuk kishte më hapësirë në familje. Por kërkimet e reja zbulojnë trendet në vendet e pasura: sa më shumë gra në punë, aq më shumë bebe.
Në vitet 1980, vendet e pasura me numër të lartë të grave që punonin, kishin më pak lindje se në vendet e varfra me gra të papuna. Teoritë tradicionale të ekonomisë e shpjegonin mirë. Prindërit e pasur shpenzonin më shumë për fëmijët e tyre dhe donin më pak fëmijë. Me këtë arsyetim, me rritjen e grave në punë, lindjet duhet të binin më shumë. Por rreth viteve 200 me rritjen prej 17% të grave në tregun e punës, në SHBA dhe Britani, trendi ndryshoi.
Midis vendeve të pasura, normat e lindshmërisë ishin më të larta në ato ku punonin më shumë femra. Demografët ishin të habitur. Çfarë kishte ndryshuar?
Një dokument i ri i publikuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike argumenton se ndryshimi u nxit si nga ndryshimet kulturore ashtu edhe nga ato politike. Në vende të tilla si Amerika dhe Norvegjia u bë më e lehtë ekonomikisht dhe shoqërisht të mbash një punë dhe të jesh nënë njëkohëisht. Si rezultat, lindshmëria u rrit. Por në vendet ku të dyja zhvillimet mbetën në konflikt, për shembull në Itali dhe Spanjë, gratë që punonin më pak, kishin përsëri më pak foshnje.
Autorët zbulojnë se katër faktorë kryesorë çojnë në norma më të larta të lindshmërisë: tregje fleksibël të punës, baballarë bashkëpunues, norma të favorshme sociale dhe politika të mira familjare. Në Norvegji, për shembull, ku kujdesi për fëmijët subvencionohet shumë, në 2021 qeveria shpenzoi 29.726 dollarë për foshnjë, si shkalla e punësimit të femrave ashtu edhe shkalla e lindshmërisë, janë ndër më të lartat në OECD, një organizim i vendeve kryesisht të pasura. Pa dyshim që 49 javë pushim për prindërit ndihmon gjithashtu.
Megjithatë, shpenzimet publike nuk përcaktojnë vendimet për rritjen e fëmijëve. Faktorët social gjithashtu luajnë një rol. Amerika renditet afër fundit të OECD-së për shpenzimet për kujdesin ndaj fëmijëve, duke shpenzuar vetëm 500 dollarë për fëmijë çdo vit. Është gjithashtu i vetmi vend pa leje lindjeje me pagesë. Por burrat në Amerikë bëjnë më shumë punë shtëpie dhe marrin më shumë kujdes për fëmijët sesa në shumicën e vendeve të OECD.
T’i angazhosh burrat të bëjnë pjesën e tyre të punës së shtëpisë mund të mos jetë e thjeshtë për qeveritë, ose gratë. Zhvendosja e normave sociale kërkon kohë dhe rritja e shpenzimeve për kujdesin ndaj fëmijëve ose përmirësimi i politikave të pushimit prindëror, ka ngarkesë politike. Por tendenca është e qartë: lehtësimi i punës për nënat në vendet e pasura është një mënyrë e mirë për të ndihmuar në rritjen e normave të lindshmërisë./The Economist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



