Ushqyerja me gji është ndoshta përvoja më e rëndësishme për lidhjen mes nënës dhe fëmijës. Përveç se siguron ushqim për fëmijën gjinekologët kanë treguar se është edhe kënaqësi për nënën. Që në momentet e para të lindjes gratë përjetojnë eksperienca të ndryshme me ardhjen e qumështit si, vonesa e ardhjes së qumështit, ndërprerja dhe mos ardhja e qumështit por pa lënë pas dhe bllokimin e gjirit. Zakonisht gjinjtë dallohen kur janë të dhimbshëm, të butë, me gunga fibrocistike dhe hormone. Nga të gjitha kushtet e gjirit që qasen, indet e mbingarkuara të gjirit janë të pranishme në shumicën e grave.
Si mund ta kuptojnë gratë nëse jemi në fazën e bllokimit të gjirit?
Pjesa sekretuese e qumështit të gjirit përbëhet nga qeliza gjëndërore që kullohen në kanale laktiferoze. Para menstruacioneve, këto qeliza rriten në madhësi dhe numër dhe vetë kanalet zgjerohen. Gjinjtë mund të bëhen gjithnjë e më të fryrë, njëjtë si ndodh kur afrohen menstruacionet. Për disa kjo zgjat vetëm për një ose dy ditë, ose ka tendencë të zgjasë dhe më shumë. Gjinjtë tanë janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve hormonale. Kjo mund të rezultojë në ndryshime fibrokistike të gjirit me inde të dendura, kiste të vogla dhe fryrje të thithave të gjirit.
Dietat me yndyra të larta dhe karbohidrate të larta rrisin nivelin e estrogjenit që kontribuojnë në dhimbjen e gjirit. Gratë me nivele të larta të yndyrës trupore kanë një problem shtesë, pasi yndyra prodhon esterogjen. Mjekët këshillojnë gjithashtu që të shpanget kafeina sepse është një tjetër faktor që shkakton dhimbjen e gjirit tek gratë që ushqejnë fëmijët e tyre. Në produktet me kafeinë përfshihen, kafe, çaj, çokollatë dhe pije energjike. Sipas mjekëve obseter-gjinekologë me kalimin e kohës gratë gjidhënëse mund t’u krijohet një ind të trashë, ind mbresë (ind i dëmtuar të cilin e mbulon kolagjeni), nga mastitis (mastiti është ngatërresa e gjinjve për shkak të akumulimit të qumështit në to) duke akumuluar kështu toksina në trup dhe sidomos në pjesën e gjinjve.
Qarkullimi dhe rrjedhja e limfës mund të bëhen më pak efektive me kalimin e kohës duke shkaktuar dhimbje dhe butësi.
Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast?
Në përgjithësi, enjtja e gjoksit e shumta nuk ka të ngjarë të jetë kanceroze, por nëse keni dhimbje të mëdha duhet patjetër të konsultoheni me një specialist. Ndryshmet në lëkurën gjirit tuaj ose thithave apo dhe një gjendur anash gjirit kërkon një vizitë tek mjeku.
Ju duhet gjithashtu të përdorni një dietë mesdhetare që përbëhet nga vakte frutash dhe perimesh me cilësi të mirë, më pak mish të kuq, sheqerna dhe miell të bardhë. Për të kaluar këtë situatë më lehtë(për fazat dy-tre ditore) mjekët këshillojnë që të merrni suplementë të cilat përmbajnë vitaminën D, vitaminën B-kompleks dhe jod. Ndër të tjera është e këshillueshme që gratë gjidhënëse të bëjnë shumë ushtrime dhe të jenë të hidratuara.
Ndër të tjera një mënyrë efikase është edhe terapia e masazheve, pasi gjinjtë veçanërisht kanë nevojë për qarkullim të mirë dhe mobilizim të indeve për një shëndet optimal. Masazhi ndihmon uljen e ndjeshme të hormoneve të stresit dhe rrit sistemin imunitar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje