Jete & Stil

Pse media sociale është një shenjë e pakënaqësisë

Të jetosh një jetë të lumtur është çështje e të shijuarit të një larmie interesante përvojash. Pa shumëllojshmëri, ne mund të ndiejmë mërzi, një gjendje e pakëndshme që vjen nga kënaqësia e munguar e përgjithshme në jetën tonë. Në epokën dixhitale, ne mbështetemi në teknologji të tilla si mediat sociale në përpjekjen për të ndërtuar për vete jetë interesante dhe të larmishme. Por nëse nuk e përdorim teknologjinë me zgjuarsi, mund të përfundojmë duke u lidhur tepër me përvojat interesante dhe të bllokuar në një cikël të mediave sociale, një shenjë e pakënaqësisë më të thellë sipas psikoanalistit Bradley Murrai.
“Faqet e rrjeteve sociale si Facebook janë krijuar dhe promovuar për të na bërë të besojmë me entuziazëm se ato janë në gjendje të japin përvoja të reja për ne” tha ai.
Ne mund të kemi “paraqitje” të shkurtër të jetës së njerëzve që janë larg, lidhje me të tjerët në botë që po të mos ishin rrjetet sociale nuk do t’i takonim kurrë dhe mundësi për të planifikuat ngjarje të jetës reale me disa klikime.
Por, sipas Bradley, teknologjia na fton të ndjekim përvojat interesante në një ekstrem dhe të mashtrojmë veten duke besuar se është e mundur dhe mirë të ndjekim përvoja të tilla pa kufi. Një mashtrim i tillë nuk vjen pa kosto. Ne mund të bëhemi shumë të lidhur me përvojat interesante, duke u kthyer në llojet e njerëzve që organizojnë jetën e tyre rreth parimit që “mërzia është rrënja e së keqes; është ajo që duhet të mbahet larg”.
Nëse bëhemi shumë si kjo, ne përballemi me dhimbje dhe ankth që heq aftësinë tonë për të përjetuar lumturi afatgjatë.
“Ne nuk duhet të lejojmë që dëshirat tona të varen nga jeta e të tjerëve.” tha Bradley.
Për të bërë një jetë të larmishme dhe interesante në një mënyrë që ka të ngjarë të kontribuojë në lumturinë tonë, ne duhet ta bëjmë këtë duke pranuar se ka kufij në atë që mund të shijojmë.
Ka njerëz që përjetojnë FOMO, një gjendje ku dikush ka frikë se ngjarje interesante po ndodhin diku tjetër dhe se nuk është në gjendje të jetë pjesë.
Njerëzit të cilët përjetojnë nivele të larta të FOMO-s është zbuluar se kanë më shumë gjasa të kontrollojnë telefonin ndërkohë që ngasin makinën apo të futen në Facebook sa të zgjohen, para se të flenë apo dhe ndërkohë që hanë.
“Kur bëhet fjalë për lumturinë e qëndrueshme, është më mirë të mos i nënshtrohemi FOMO-s, por të merremi me dëshirat tona.” thotë Bradley.
E vështirë por prap është më mirë të punojmë drejt përballjes me realitetin se nuk mund të përjetojmë gjithçka që mund të dëshirojmë sesa të kapemi në një cikël të sjelljeve kontrolluese që sjellin vetëm shqetësim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë