Këtë verë, 17 vjet pasi u ndanë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen bashkë duke shkaktuar një ortek në internet të nostalgjisë së fillimit të viteve 2000, intrigave magjepsëse mes tyre apo edhe analizave kulturore.
Ata janë një çift i famshëm dhe tabloidët por edhe komentuesit në Twitter nuk mund të shkëputen dot prej tyre.
Por ndoshta arsyeja më e rëndësishme që njerëzit e zakonshëm janë aq të magjepsur nga ajo që përndryshe shihet si një histori mes të famshmëve është fakti është se ish-ët gjetën përsëri dashurinë.
Për shumë njerëz, kthimi tek ish-partnerët është një realitet romantik edhe pse i mbushur me ngjarje paralajmëruese.
Por rindërtimi i një marrëdhënie mund të jetë një sipërmarrje joshëse duke u kthyer deri në një qëllim për disa të tjerë.
Hulumtimet sugjerojnë se probabiliteti i çifteve që ndahen dhe kthehen së bashku është deri në 50%.
Pandemia madje e ka përshpejtuar këtë proces për disa: në mes të një krize globale shëndetësore dhe mbylljes, pa seks, shumë njerëz e gjetën veten duke u kthyer tek një ish, me shpresën për të gjetur atë shkëndijën e vjetër.
Ekspertët thonë se, nëse të dy ish -partnerët janë të interesuar, tërheqja e një “Bennifer” -i edhe tek ju mund të sjellë përfitime pozitive
Ajo që i tërheq njerëzit tek ish -at
Një nga përparësitë më të mëdha të rikthimit tek një marrëdhënie e mëparshme është se ju e dini më së shumti se në çfarë lidhje po hyni.
“Mund të ketë disa avantazhe ai ajo për ta njohur mirë një partner para se të provoni përsëri një marrëdhënie afatgjatë,” thotë Michael McNulty, një terapist çiftesh në Çikago që punon edhe në një organizatë që studion marrëdhëniet në çift dhe ofron këshillim.
McNulty thotë se çdo marrëdhënie romantike ka “dallime të përjetshme”.
Dhe ato janë; jetesa në hapësirë të përbashkët, paraja, seksi, fëmijët, miqtë, familja dhe më shumë. Edhe çiftet e lumtura i kanë ato konflikte pasi një marrëdhënie gjithmonë në thelb ka dy njerëz të ndryshëm me personalitete dhe botëkuptime të ndryshme.
Sipas McNulty, këto dallime të përhershme përbëjnë 69% të problemeve me të cilat përballen shumica e çifteve në një lidhje.
Disa çifte “e kanë shumë të vështirë të flasin ose të punojnë mbi dallimet rreth problemeve kryesore. Ata shpesh bëhen më të largët dhe bëhen më shumë si shokë të dhomës sesa bashkëshortë ose të dashuruar”.
Kjo është arsyeja pse disa njerëz mund të duan të kthehen së bashku me një partner të vjetër sepse ne shpesh hyjmë në një marrëdhënie të re duke pasur pritshmëri se do të jetë më mirë se ajo e fundit.
Pra, nëse ktheheni me një ish, të paktën e dini se cilat do të jenë ato ndryshime të përhershme.
Hyrja në thelbin e marrëdhënies mund të duket si dëmi më i vogël sesa të takosh dikë të ri dhe të fillosh nga e para.
“Ju jeni duke vazhduar atje ku e keni lënë”, thotë Judith Kuriansky, terapiste e marrëdhënieve dhe seksit, dhe profesoreshë ndihmëse e psikologjisë dhe edukimit, Universiteti Columbia.
Për disa njerëz, është më mirë “të kthehesh tek dikush për të cilin di diçka, se sa dikush për të cilin nuk di asgjë”.
Një përfitim tjetër për t’u kthyer me një ish është vetëdija për atë që ka ndryshuar në kohën që keni kaluar veç e veç. Terapistja Kuriansky thotë se një nga arsyet më të zakonshme për ish -partnerët që rindezin romancën e tyre është “të ndihesh sikur janë rritur dhe pjekur”.
Violette de Ayala është drejtuese e një organizate të rrjeteve të grave e quajtur FemCity, e cila ka folur publikisht për mënyrën sesi u martua përsëri me ish-burrin e saj prej 20 vitesh në vitin 2019. “Kur filluam të takoheshim përsëri, ishte mirë sepse e njihnim njëri-tjetrin , por disa elementë tek ne kishin ndryshuar”, thotë ajo. “Ne të dy u fokusuam tek ato çështje ku duhej të punonim ndërsa ishim të ndarë, dhe në shumë mënyra u ndjemë si ‘të rinj’ për njëri -tjetrin.”

Çelësi, sipas terapistit McNulty, është që “njerëzit duhet të dinë se cilat ishin ato pika të papajtueshme më parë, për të kuptuar me ndershmëri nëse gjithçka është ndryshe ose jo tani”.
Por, para se të filloni të futeni në kontakt me ish -in tuaj, pyesni veten se pse po e bëni këtë – sepse mund të shkojë edhe keq.
Ndërsa një nga kënaqësitë për t’u rikthyer me një ish është komoditeti ose familjariteti, terapistja Kuriansky thotë se dëshira për rehati mund të jetë e gabuar, veçanërisht kohët e fundit ku po jetojmë mes kaosit të vazhdueshëm.
Majin e kaluar, kur po fillonin sërish disa masa izoluese hulumtimet nga një Institut që merret me studimin mbi seksin dhe marrëdhëniet në çift, treguan se një në pesë njerëz po i shkruanin mesazhe ish -ave të tyre.
‘Dashuri apokaliptike dhe seks”
Unë e quaj atë “dashuri apokaliptike dhe seks”, thotë ajo. “Që është, ‘nuk ka nesër’, kështu që më mirë të dorëzohem”
Kuriansky ka studiuar marrëdhëniet gjatë periudhave të katastrofave apo terrorizmit dhe thotë se është e zakonshme që njerëzit të lidhen përsëri me ish-at e tyre për shkak të “ndjenjës se nuk mund të ketë një të nesërme”
Kuriansky gjithashtu këshillon që të marrin mendime dhe sugjerime edhe nga miqtë apo familjarë të ngushtë para se të kthehen tek një ish.
Shumë mund të reagojnë negativisht, veçanërisht nëse marrëdhënia përfundoi keq.
Kjo është një arsye që ju të ktheheni me këmbë në tokë se pse marrëdhënia juaj ishte problematike.
“Bëhuni gati për opinionet e njerëzve të tjerë. Shumica e njerëzve do të thonë: ‘Çfarë? Po ktheheni sërish bashkë? Po tallesh? Pse? Ata do t’ju sjellin gjithë ato kujtime, për të kuptuar se si do t’i trajtoni ato?” thotë Kuriansky.
Bëhuni gati t’i krahasoni ato kujtime, jo vetëm me veten dhe me të dashurit tuaj, por me vetë ish -in tuaj, gjë që mund të jetë pjesa më e vështirë.
…Shumë prej nesh mund ta gjejnë veten të etur për një dashuri të humbur. Nëse e trajtojmë atë lidhje në mënyrë realiste dhe të shëndetshme, ndoshta, mund të funksionojë – gjithnjë nëse të dy njerëzit kanë atë qëllim.
Marre nga BBC/ Pershtati ne shqip Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




