Jete & Stil

Pse jemi kaq të paduruar?

Nga: Oliver Burkeman– Nuk ka nevojë të jetoni në qytet ku të gjithë i bien borisë së makinave, aq sa duket sikur gjithçka është jashtë kontrollit. Në Nju Jork apo Nju Delhi për shembull – për të kuptuar se, praktikisht, kot që i bie borisë. Çdo shofer qëndron i bllokuar në mes të një trafiku, dhe ku dëshira e të gjithëve është të largohen sa më shpejtë nga aty. Dhe diçka është e sigurt se askush prej atyre që i bien borisë, nuk mendon se do i shërbejë për të rifilluar lëvizja.

Dhe ky është shembulli më klasikë, i epidemisë së padurimit të njeriut në kohën moderne.
Njerëzit duan që gjërat të shkojnë në një mënyrë të caktuar, por ato nisin e lëvizin në drejtim të kundërt, dhe kështu shprehin zemërimin e tyre duke bërë zhurmë, duke bezdisur të gjithë ata që kanë rreth e rrotull, për t’u ndjerë më pak të vetmuar ose për të shfryer zemërimin që kanë.

Këtë vit shënohet 20 vjetori i botimit të librit “Gjithnjë e më shpejt. Përshpejtimi teknologjik që po ndryshon jetën tonë”, i historianit të shkencës James Gleick, i cili ka qenë i pari që më bëri të zbuloj një gjë që në dekadat e fundit është bërë gjithnjë e më e vërtetë: sa më shumë përshpejton jeta, aq më të paduruar bëhemi.

Në të vërtetë nuk duhet të jetë kështu. Në një botë larëse enësh, koha duhet të ndihet më e gjerë. Falë të gjitha orëve të lira që ne përpiqemi të kursejmë, duhet të kishim më shumë hapësirë për të bërë gjëra të bukura dhe të veçanta, dhe jo të nervozohemi edhe për vonesën apo pengesën më të vogël. Dhe ndërsa koha që në përpiqemi të krijojmë ose të gjejmë për të plotësuar çdo kërkesë tonën po mbaron, kjo shpie në një përplasje me vetën.

Po të dinim që një udhëtim do të zgjaste në pafundësi – si për shembull në kohët e udhëtarëve të mesjetës apo pasagjerëve të anijeve me avull të shekullit të 19-të – nuk do të vrisnim mendjen kaq shumë. Është pikërisht për shkak se makinat sot ecin kaq shpejt dhe që ne bëhemi shumë të paduruar kur kjo nuk ndodh.

Sot është shumë shqetësuese të lexosh Gleick, pasi ai e ka shkuar atë libër përpara se smartphone-t dhe interneti i shpejtë të ishin pjesë e përditshmërisë së çdo njeriu, dhe që atëherë tendencat për të cilat shkruan kanë pësuar një përshpejtim të hatashëm. Duke qenë pjesë e botës online, na jep ndjesinë sikur ne jemi kudo, të mësojmë më shumë rreth asaj që ndodh, ose vetëm duke parë foto apo reklama të ndryshme na jep ndjesinë sikur po vizitojmë një vend në anën tjetër të planetit. Dhe kur në vetëdijesohemi për këtë fakt, kjo është zhgënjyese, dhe shpesh manifestohet në rrjetet sociale, duke iu kundërvënë atyre që kanë mendime të ndryshme për çështje të caktuara. Kjo nuk është vetëm problemi për të kufizuar padurimin që kemi. Zemërimi që shpesh shpërthen në rrjetet sociale, kundër atyre që kanë mendime ndryshe nga tonat, tregon të njëjtën indinjatë: si mund të sfidojë pushtetin tim për të fiksuar rregullat?

Ne jetojmë sikur të jemi thjesht në prag të bërjes së perëndive, por kurrë nuk arrijmë atje. Dhe nuk është çudi që diçka që nuk e arrijmë ngjallë zemërimin tonë. Dhe e gjitha kjo ka një shpjegim të vetëm, të asaj që quhet ose njihet si një tërheqje mashtruese të cilën po e kontribuon e gjithë bota teknologjike që ka përfshirë njerëzit si një vorbull.

E gjithë kjo na ndihmon që të kuptojmë magjepsjen e asaj që gabimisht quhet (lëvizje e ngadaltë), e mishëruar prej atyre programeve televizive që tregojnë të gjithë udhëtimin e autobusit 830, i cili përshkon luginat e Yorkshire, apo të trenit që përshkon shtatë orë nga Bergeni në Oslo. Pse i quajmë “të avashtë”? Autobusi udhëton me shpejtësi normale, trenat norvegjezë janë të shpejtë. Ne rebelohemi ndaj diçkaje që është më e thellë se sa ngadalësia: rebelohemi ndaj idesë për t’i lënë gjërat që të marrin kohën e mjaftueshme.

Në vitin1999, James Gleick shqyrton sëmundjen gati-universale “sëmundja e nxitimit”, dhe se si shoqërisë sonë po i soset durimi dhe është me e prirur ndaj mërzisë./The Guardian

 

Më Shumë