Trend

Pse farmacitë franceze janë trendi i fundit në TikTok

Hashtag-u #Frenchpharmacy ka arritur mbi 137 milionë shikime në TikTok. Mesa duket, kulla Eiffel nuk është më destinacioni i preferuar i qytetit.

Të shkosh në një farmaci franceze është trendi i ri i udhëtimeve.

Turistët shkruajnë se kanë gjetur nëpër farmaci marka të mirënjohura, madje shumë herë më të lira se ç'prisnin. Një vend shumë i njohur duket të jetë CityPharma në rrethin e 6-të, e cila përmendet shumë në të gjitha videot.

@elizabethvictoriaclark come to the iconic french pharmacy CityPharma in Paris with me - aka heaven on earth. Will do a haul next. #frenchpharmacy #a313 #biafine #frenchbeauty ♬ Shooting Stars - Bag Raiders

Përpos kësaj, njerëzit janë habitur edhe nga efektet vizuale të kryqeve nëpër farmaci, sa i kanë krahasuar me shaka me klubet e natës në jug të Francës.

@theravespot French Pharmacies are a vibe #french #pharmacy #pharmacies #pharmacysign #ravelightshow ♬ Free - Emz & Nasser & Valor

Krahas medikamenteve dhe trajtimeve shëndetësore, farmacitë franceze shpesh kanë marka të njohura dhe të këshilluara nga dermatologët për kujdesin e fytyrës, trupit dhe produkte të mirëqenies.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë