Te përbërë nga liqene në formë vullkani ky vend ka tërhequr vizitorët si për natyrën ashtu edhe për aktivitetet që zhvillohen aty. Në këtë vend aktiviteti që mund ta bësh më me shumë qejf është të ulesh dhe të shikosh pamjen e këtij vendi për orë të tëra. Shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të vizitojën këtë ishull , pasi ky është një vend kryesor për shëtitje, zhytje, peshkim etj. Disa nga pikat më të mira për t’u vizituar janë kalderat e Lagoa das Sete Cidades dhe Lagoa das Furnas si dhe Pico Island, ku mund të ngjitesh në malin më të lartë në Portugali. Sao Miguel është më i madhi dhe ishulli im i populluar, dhe këtu ka shumë shtëpi historike, restorante, hotele dhe dyqane.
Ku mund të lëvizni
Vendi qe shpesh ju sugjerohet turistëve është ishulli jugor i Santa Maria, i cili njihet për plazhe të mëdha dhe është i arritshëm nga Sao Miguel me traget. Gjithashtu nuk duhet humbur edhe Porti i Angra në Terceira, i cili është një vend i Trashëgimisë Botërore.
Gjithashtu ky ishull njihet edhe si një vend me shumë shpend, në Azeores do të keni mundësinë të shihni rreth 300 specie zogjsh. Ndërsa për të mësuar rreth historisë lokale, mund të vizitoni qytetin e ndërtuar në shekullin e 15-të Angra do Heroismo.
Po si mund të udhëtoni në këto vende kaq të vecanta.
Shumica e udhëtarëve do të arrijnë në Azore me aeroplan përmes Aeroportit Ponta Delgada, dhe megjithëse secili ishull ka aeroportin e vet, fluturimet shpeshherë shkojnë vetëm një herë në ditë. Mënyra më e mirë për të lëvizur në Azores është me makinë, edhe pse në këto zona ka transport public por shërbimi mund të jetë i rrallë dhe i padisponueshëm të dielave dhe pushimeve.
Çiklizmi duhet të tentoni vetëm nëse jeni në gjendje të mirë, sepse terreni është i thyer dhe i pjerrët. Ndërsa lëvizja nga ishulli në ishull, është më këndshëm të bëhet me anije, pasi shumica e qyteteve kanë portet dhe janë përgjatë bregut.
Restorantet e rekomanduara
Ka shumë opsione ngrënie në dispozicion të udhëtarëve të Azzorët, në varësi të buxhetit të tyre. Kuzhina më e mirë është portugeze, megjithatë në këto ju mund të gjeni restorante italiane dhe vegjetariane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.