Jete & Stil

Pse duhet të keni më shumë ide të këqija

Nga Seth Godin* – Në kohën kur Theodor Seuss, një shkrimtar amerikan shkruante, kishte pak libra për fëmijë. Tani ka miliona. E njëjta gjë është dhe për idetë e skenarëve të filmave, këngët, videoklipet dhe çdo gjë tjetër…

Kjo ide mjafton që t’ju bëjë të mendoni se nuk ka më asnjë mënyrë për të dhënë kontributin tuaj në atë çka doni të bëni.

Por, në vend që të thoni: “Ka pafund gjëra për këtë, nuk mund të bëj më ndonjë gjë të mirë”, është shumë më efektive të thuash “unë e kam përfunduar këtë dhe tani duhet ta bëj më mirë.” ose ndoshta “unë e mbarova këtë dhe nuk mund të bëhet më mirë, por tani jam gati të bëj diçka të re.

Kjo është historia e çdo risie njerëzore.

Kjo është historia e çdo ideje të mirë, çdo projekti të ri, çdo kënge, çdo romani. Kishte një ide të keqe dhe atëherë ishte një më e mirë.

Në momentin që doni të ankoheni se nuk keni ndonjë ide të mirë, më parë mendoni për gjithë idetë tuaja të këqija.

“Miqësia” me idetë tuaja të këqija është një mënyrë e dobishme për të ecur përpara. Nuk janë armiku juaj. Ato janë hapa thelbësorë në rrugën drejt më të mirës.

Provoni, a mund të rishkruani një paragraf të një libri dhe ta bëni atë më të mirë se versioni origjinal i autorit? A mund të luani vetëm një pjesë muzikore në klarinetë që ia vlen ta dëgjoni?

Së pari, përqendrohuni në bërjen e diçkaje që ia vlen të ndahet me të tjerët. Mund të jetë diçka e vogël, ndoshta vetëm një paragraf apo edhe disa sekonda muzikë ama të jetë diçka që krenoheni.

Në 1972, Brian Keith, një muzikant anglez i njohur si Herbie Flowers shkoi në një lokal për të aplikuar për punë si këngëtar. Ai e fitoi vendin e punës dhe çdo natë luante muzikën që pronari i tij i zgjidhte. Një ditë, teksa bisedonte me pronarin e tij, Herbie i kërkoi atij nëse mund të bënte diçka ndryshe, këngët që luante ti ndryshonte pak. Ai mori miratimin e pronarit dhe në 20 minutat e para të asaj mbrëmje, Herbie siguroi karrierën e tij duke marrë një famë të madhe që nga ajo darkë.

Ai tha se gjithmonë ka menduar “Si ta bëj këtë më mirë?” dhe kurrë “Si ta bëj këtë?” pasi diçka mund të nisë shumë lehtë.

Kjo është mënyra se si funksionon kultura jonë. Është e lehtë të bësh një grup së bashku për të kritikuar logon e re që kompania ka bërë. Ama është pothuajse e pamundur të gjesh dikë të gatshëm ta bëjë vetë logon.

Ne njerëzit jemi një komunitet i kritikëve dhe arsyeja është e thjeshtë: është më e sigurt. Njerëzit janë të gatshëm ti bien me gurë dikujt që ka bërë diçka pasi mendimi i tyre është e sigurt se do të mbështetet nga dikush. Bëhet më e vështirë të nxjerrësh lapsin dhe të fillosh të bësh vetë diçka, më të mirë se ajo që po kritikon.

Çfarë do të thotë “mirë”?

Si, saktësisht, e gjykojmë punën tonë? Mund të jetë një kurth të pyesni dikë tjetër (ose veten) nëse puna juaj është e mirë. Është një kurth sepse mund të tundoheni të gjykoni “mirën” nga suksesi i të tjerëve ose reagimet e të tjerëve.

A nuk ishte Harry Potter i mirë kur u refuzua nga 12 botues? A u bë papritmas i mirë pasi u bë një fenomen në të gjithë botën? Si mund të jetë i njëjti libër i mirë dhe jo i mirë në të njëjtën kohë?

Duhet të përcaktohet e mira para se të filloni të bëni diçka. Për çfarë është dhe për kë është? Nëse e arrin misionin e saj, atëherë është mirë. Nëse jo, atëherë ose keni qenë të pafat, të pasaktë, ose ndoshta, ajo që keni krijuar nuk përputhet me atë që keni vendosur të bëni.

Dhe po, ekziston një hendek i madh midis “mirë” dhe “aq mirë sa mund të jetë” dhe ka të ngjarë që ne kurrë nuk do ta kapërcejmë atë hendek.

Njerëzit duhet ta dinë se nuk ka asnjë ide perfekte, ka vetëm diçka që është bërë dhe diçka që akoma nuk është bërë.

Por, duhet ta dimë se mënyra e vetme për të kaluar hapat është të bësh hapat.

*Seth W. Godin është një autor amerikan dhe ish-shef ekzekutiv i biznesit dot com. Burimi: TED. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë