Njerez

Pse disa njerëz kanë efekte anësore kur bëjnë vaksinën dhe disa jo?

Isha aq i lumtur kur prisja te vaksinohesha. Si korespondent i BBC, kam mbuluar pandeminë e koronavirusit, përfshirë edhe garën për të zhvilluar një vaksinë, në kohën kur vetëm një pjesë e vogël e njerëzve ishin infektuar në Wuhan.
Kështu që kur ishte radha ime për të nxjerrë krahun tek dhoma e mjekut të përgjithshëm, me të vërtetë ndjeva se ishte një moment i veçantë.
Por unë do të jem i hapur dhe i sinqertë me ju: Vaksina më këputi.
Le të jemi të qartë, edhe nëse kthehem pas në kohë do ta bëja përsëri. Unë preferoj të kem efekte anësore sesa Covid, ose një vit tjetër kufizimesh, ose të rrezikoj të afërmit e mi nga infektimi.
Kam bërë dozën time të parë të vaksinës Oxford-AstraZeneca në 09:30 të mëngjesit.  Atë mbrëmje, rrotullohesha gjithë kohës nga parehatia dhe nuk u ngrita nga krevati për 3 ditë.
Më e keqja ishte migrena dhe të vjellat por gjithashtu kisha dhimbje trupi edhe dhe lodhje. Është e vërtetë që rënkoja dhe thoja “Pse mua?”. 
Por ndërsa u shërova, pyesja veten pse disa prej nesh përjetojnë efekte anësore më të këqija se të tjerët, dhe a nënkuptojnë ato që unë kam ndërtuar një përgjigje imune shumë të fortë?

Kështu që prodhova një emision për Shëndetin në “BBC Radio 4” për të kuptuar këtë gjë.
-Nga vijnë efektet anësore?

Vaksinat e Covid “mashtrojnë” trupin duke menduar se po lufton me virusin dhe të nxisin përgjigjen tonë natyrore imune ndaj një infeksioni.
Së pari ka një reagim në krahun ku ju injektohet si enjtje ose dhimbje ndërsa sistemi imunitar po përgatitet.
Kjo mund të përparojë për të prekur pjesën tjetër të trupit dhe të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin duke përfshirë ethe, dhimbje trupi dhe të përziera.
“Kjo është shkaktuar nga përgjigja inflamatore,” tha Eleanor Riley, një profesore e imunologjisë dhe sëmundjes infektive në Universitetin e Edinburgut.
Funksionon si një alarm kimik zjarri.  Eshtë një përbërje kimikatesh të hedhura në trup duke paralajmëruar se diçka nuk është në rregull.
“Ai mobilizon përgjigjen imune dhe dërgon qelizat imune në indet rreth krahut tuaj për të kuptuar se çfarë po ndodh”, tha Riley.

-Pse disa njerëz përjetojne më shumë efektet anësore?

Sidoqoftë, efektet anësore ndryshojnë masivisht nga një person te tjetri.  Disa nuk do të vërejnë asgjë, të tjerët do të ndjehen të lodhur, por mjaft mirë për të shkuar në punë;  të tjerët do të duhet ta kalojne periudhën pas vaksinës në shtrat.
“Një komponent me të vërtetë i rëndësishëm është mosha. Sa më i vjetër të jesh, aq më të pakta janë efektet anësore. Për shembull nëse je mbi 70 vjeç nuk ka pothuajse asnjë efekt anësor”, tha  Andrew Pollard, i cili drejtoi provat e vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Por edhe dy persona në të njëjtën moshë mund të kenë reagime jashtëzakonisht të ndryshme ndaj një vaksine.

“Ekziston një larmi e madhe gjenetike në sistemin tonë imunitar, kjo është ajo që qëndron në themel të ndryshimit,” tha Riley
Kjo shumëllojshmëri do të thotë që sistemet imunitare të disa njerëzve funksionojnë ne menyre pak më shumë dhe janë më të prirur të reagojnë në mënyrë agresive.
“Njerëzit që kalojnë në simptoma të ngjashme me gripin kanë reaguar shumë ndaj gjithë kësaj.Dhe mund të jetë që ju jeni një nga ata njerëz që ndiheni gjithmonë shumë të sëmurë nëse keni një ftohje ose grip,”shtoi Riley.

Një faktor tjetër që rrit pak mundësinë e efekteve anësore është të keni pasur një infeksion të mëparshëm të Covid-19, i cili mund të çojë në një përgjigje imune tepër të fortë pas vaksinimit.

Në mënyrë egoiste, unë kisha shpresuar që efektet anësore do të thoshte se kisha një përgjigje tepër të fortë imune dhe ka pasur disa prova nga vaksinat e mëparshme që do të ishte kështu.
“Ka shembuj, si gripi pandemik në 2009, ku efektet anësore më të forta do të thoshin një përgjigje të fortë imune”, tha Pollard.
Por ky nuk është rasti me vaksinën Covid-19 ku të gjithë po marrin afërsisht të njëjtën mbrojtje.
“Eshtë magjepsëse, edhe pse të moshuarit kishin pak efekte anësore, ata kishin saktësisht të njëjtën përgjigje imune”.
Shpjegimi vjen nga mënyra sesi të dy gjysmat e sistemit imunitar punojnë së bashku. E para quhet përgjigja imunitare e lindur dhe gjysma tjetër është përgjigja adaptive e cila mëson dhe pastaj kujton se si të luftohet një infeksion duke modeluar qelizat B që prodhojnë antitrupa për të kërkuar dhe shkatërruar virusin, si dhe qelizat T të cilat mund të sulmojnë ndonjë nga qelizat e trupit të cilat kanë qenë  i infektuar.
-Do të ndihem kaq keq edhe pas dozës time te dytë?
“Doza juaj e dytë do të jetë e padëmshme. Doza e dytë është shumë e butë në krahasim me të parën”, tha Pollard, i cili drejtoi provat e vaksinave të Oksfordit.
Sidoqoftë, ai paralajmëroi se disa të dhëna kanë treguar që doza e dytë e Pfizer mund të çojë në efekte anësore pak më shumë se e para.


-A duhet të flasim edhe për efektet anësore?

Shqetësimet për efektet anësore të vaksinës kanë mbizotëruar në lajme pasi një numër shumë i vogël i njerëzve kishin mpiksje gjaku pasi ishin vaksinuar.
Kam paralajmëruar para fillimit të përdorimit për rreziqet e supozimit të rremë të problemeve shëndetësore që ndodhin rastësisht të shkaktuara nga vaksina.  Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se nuk ka “asnjë tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto kushte”.
Por ka edhe efekte anësore të mirëfillta dhe Pollard thotë se është e rëndësishme të jesh i hapur dhe i sinqertë për ato që janë.
“Në prova keni mundësinë të thoni se mund të jeni si James Gallagher dhe të ndjeheni të sëmurë për disa ditë, atëherë ju e dini se çfarë të prisni dhe kjo është shqetësuese. Ju merrni pak paracetamol dhe gjithçka është në rregull”,shtoi ai.

Një vëzhgim mbi vaksinën dhe efektet anësore. Çfarë nënkuptojnë ato për James Callagher pas dozës së parë (korespondent për shëndetësinë dhe shkencën, BBC).

E sjell epidemiologu shqiptar Dritan Ulqinaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë