Të dashuruarit është një ndër përvojat më të gëzueshme në jetë. Por a keni menduar ndonjëherë pse njerëzit bien në dashuri gjithmonë me të njëjtin lloj karakteri? Shumë mendojnë se është thjesht rastësi, por në fakt ka një shpjegim psikologjik për të.
Nuk është rastësi.
Nëse ndihesh sikur ke ngecur në filmin e famshëm “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” atëherë është koha të kuptosh se ti zgjedh të njëjtët njerëz për njohje. Sipas studiuesve, është e zakontë që njerëzit të kërkojnë gjithmonë tipare të ish-partnerit tek një partner i ri. Kështu individët vazhdojnë të dashurohen me të njëjtët karaktere edhe pse kanë nevojë për ndryshim.
Studiuesit kanë përdorur të dhëna nga një studim disa vjeçar në çifte dhe familje në grupmosha të ndryshme, midis 332 individëve, ish dhe partnerë aktualë.
Studimi zbuloi se tendenca për të dalë me dikë me një personalitet të ngjashëm është më shumë se thjesht një preferencë e thjeshtë.
Ata theksojnë rëndësinë e të kuptuarit të modeleve tona në marrëdhënie dhe ndikimin që mund të kenë në jetën tonë. Duke njohur tërheqjen tonë ndaj llojeve të caktuara të personalitetit, ne mund të marrim vendime të ndërgjegjshme për të ndjekur marrëdhënie të shëndetshme dhe përmbushëse.
Është më e lehtë të përdorësh të njëjtën strategji.
Autori i studimi, Yoobin Park, sugjeron se në çdo lidhje, individët mësojnë strategjitë se si të funksionojnë me partnerin e tyre. Nëse partneri i ri i ngjan atij të shkuar, reagimet e mësuara janë fillim i mirë.
Park thotë se nëse dikush ka gjithmonë të njëjtat probleme në lidhjen e tyre, ata duhet të konsiderojnë se si zgjedhja e të njëjtit lloj personaliteti kontribuon në këto probleme.
Ky studim thekson rëndësinë e vetëdijes dhe kuptimit të gjurmëve tona në një lidhje. Duke njohur tërheqjet tona dhe duke reflektuar në lidhjet e shkuara, mund të bëjmë gjëra më të mira dhe të nisim lidhje më të shëndetshme.
Po ashtu, ka një teori që quhet “Imago”. Ofron një shpjegim intrigues për këtë fenomen. Teoria sugjeron se shumë individë kanë plagë të pashëruara apo dëme të mbetura që nga fëmijëria e tyre që ata nuk kishin mundësi t’i adresonin kur ishin të vegjël.
Imagjinoni të rriteni në një shtëpi ku babai ka keqtrajtuar mamanë, fizikisht dhe emocionalisht. Si fëmijë, ti ishe i pafuqishëm për të ndryshuar situatën dhe është zhvilluar një “imago”, ose imazhi i një personi agresiv. Si një i rritur, ti e gjen veten të tërhequr nga të njëjtët indivdië, me tipare agresive dhe kërkon t’i ndryshosh ata siç dëshiroje të bëje kur ishe fëmijë. Është e rëndësishme të njohim ndikimin e përvojave tona të fëmijërisë në jetën tonë aktuale. Duke eksploruar këto përvoja dhe ndikimin e tyre, ne mund të rregullojmë atë që na pëlqen.
Burimi: BrightSide/ Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



