Analize

Pse dëshmia e çiftit Clinton për Epstein mund të kthehet kundër Trumpit

Nga Gazeta ‘Si’- Kur ish-presidenti amerikan Bill Clinton të dëshmojë para një komiteti të Kongresit për skandalin e Jeffrey Epstein të premten, ai do vendosë një precedent që Presidenti Donald Trump mund ta shohë më vonë me shqetësim.

Dëhmia e 79-vjeçarit Clinton vjen pas dëshmisë me dyer të mbyllura të gruas së tij, ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, e cila të enjten e kritikoi hetimin e kryesuar nga Republikanët në Dhomën e Mbikëqyrjes si një mbulesë për të mbrojtur Trumpin.

As Clintonët dhe as Trump nuk janë akuzuar për shkelje penale lidhur me Epstein. Por të dy ish-presidentët njiheshin me të dhe përmenden disa herë në dokumentet e Departamentit të Drejtësisë për Epstein.

Një betejë politike e ashpër

Përpjekja e aleatëve të Trump për të përfshirë Clintonët në hetim krijoi një spektakël politik të ashpër, duke pasur parasysh profilin e tyre të lartë dhe historinë e gjatë të përplasjes me Republikanët.

Megjithatë, paraqitja e Clintonëve para komitetit mund të kthehet kundër GOP. Përfshirja e tyre i jep energji të reja skandalit Epstein, që Shtëpia e Bardhë ka tentuar të qetësojë pa sukses për muaj me radhë.

Dëshmia e Clintonëve gjithashtu ngre pyetje të pakëndshme për Trumpin.

Nëse kriteri për të dhënë dëshmi është përmendja në dokumentet e Epstein, pse republikanë të spikatur të përmendur në të njëjtat dokumente nuk janë thirrur para komitetit? Për shembull, Sekretari i Tregtisë, Hoëard Lutnick, përshkrimet e të cilit mbi kontaktet me Epstein janë hedhur poshtë, nuk ka marrë ende një thirrje si Clintonët.

Ish-kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton dhe ish-Presidenti Bill Clinton hyjnë në Kapitolin e SHBA-së më 20 janar 2017, për inaugurimin e parë të Presidentit Donald Trump.

Hillary Clinton: Asnjë informacion për krimet e Epstein

Në dëshminë e saj, Hillary Clinton përsëriti se nuk kishte informacion mbi veprimtaritë kriminale të Epstein dhe Maxwell. Ajo tha:

“Nuk kisha asnjë ide për aktivitetet e tyre kriminale. Nuk e takova kurrë zotin Epstein. Nuk kam fluturuar në avionin e tij, as nuk kam vizituar ishullin, shtëpitë apo zyrat e tij. Nuk kam asgjë për të shtuar.”

Ajo gjithashtu akuzoi kryetarin e komitetit, James Comer, për motiv politik dhe kërkoi që paneli të pyeste edhe Trumpin.

Precedent historik dhe ndikimi te Trump

Nuk është e pazakontë që një ish-president të dëshmojë para Kongresit. Historikisht, ish-presidentët si John Tyler dhe Theodore Roosevelt janë thirrur si dëshmitarë në hetime të ndryshme.

Por Clinton nuk është thirrur për çështje politike, por për tema personale dhe skandale që lidhen me jetën e tij private.

Ky precedent mund të shqetësojë Trumpin, veçanërisht nëse demokratët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Një portret i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Bill Clinton përpara flamurit amerikan më 1 janar 1994. 

Një karrierë politike e pasur me skandale

Dëshmia e Bill Clinton shënon një tjetër kthesë në karrierën e tij politike, të karakterizuar nga skandale, por edhe rikthime të pabesueshme. Ai pritet të pyetet për fotografitë ku shihet me Epstein, bashkëpunëtoren e tij të arrestuar Ghislaine Maxëell, dhe një grua të panjohur në një jacuzzi.

Clinton fluturoi me jetin e Epstein të paktën 16 herë midis 2002 dhe 2003, sipas dokumenteve dhe regjistrave të fluturimeve. Ai mohon dijeninë mbi krimet e Epstein dhe ka distancuar veten prej tij shumë para se të ngriheshin akuzat federale në 2019.

Demokratët e komitetit presin që dëshmia e tij të përfshijë më shumë detaje sesa ajo e gruas së tij, duke e bërë këtë një episod politik që mund të ketë pasojat e veta për Trumpin dhe aleatët e tij.

Marrë me shkurtime nga CNN/ Gazeta ‘Si’


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë