Politike

PS nuk heq dorë nga amnistia fiskale, Balla: Na e kërkoi populli (por nuk tha se ku do t’i gjejnë votat)

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Ballam tha se PS  do të miratojë amnistinë fiskale, pavarësisht paralajmërimit të FMN.

Balla e gjeti argumentin se te pyetësori i Këshillimit Kombëtar ku sipas tij ka rezultuar se 2/3 e popullit e mbështet këtë nismë.

Megjithatë, kreu i grupit nuk tha se ku PS-ja do t’i gjejë votat sa kohë që opozita e ka kundërshtuar dhe as e lidhi me mundësinë e një kompromisi po me PD-në për reformën territoriale për të cilën, ndryshe nga herët e tjera, ai u shpreh i gatshëm për diskutim.   

“Ajo që besoj që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë, ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se më shumë se 2/3 e mbështesin një nismë të tillë. Amnistia Fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni.

 Ajo që ne duam të bëjmë është duke përjashtuar çdo të ardhur nga të veprimtaritë kriminale etj. Psh amnistia në Greqi ishte e domosdoshme dhe është bërë! Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale dhe besoj se çdo deputet duhet të kuptojë që kjo është një gjë e mirë për ekonominë dhe qytetarët. Unë mendoj se vendimmarrja në Kuvend, ka të bëjë dhe me vendimmarrjen për interesant e vendit” - tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë