Nuk janë ndryshime qeverie por ndryshime organizative. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes së kryesisë së PS-së kur u pyet mbi arsyet e disa ndryshimeve të drejtuesve në nivel qarku në prag përgatitjesh për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Kryeministri Rama u pyet konkretisht për ish-zv-kryeministrin dhe bashkëpunetorin e tij ndër vite ne qeveri, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj nga sot (27 shtator) është larguar si drejtues i qarkut të Vlorës duke e zëvendësuar me Blendi Klosin.
“S’ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Jemi shërbëtorë të këtij misioni. Secili ka misionin e vetë. Kjo është skuadër dhe çdo skuadër ka rolin e ndryshëm dhe të gjithë bëjnë rolin e tyre.”, tha Rama. Pas vendimit të kryesisë, Ahmetaj mbetet edhe pa angazhim kryesor partiak.
Ndërkohë Elisa Spiropali është vendosur të zëvendësojë Edona Bilalin si drejtuese e qarkut në Shkodër. Ndërsa Pandeli Majko ka marrë një detyrë të re, duke u komanduar drejtues i qarkut të Kukësit, aty ku më parë ishte Spiropali.
Rama tha gjithashtu se nuk do të zhvilloje primaret në parti si partia tjetër në opozitë PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.