Lajme

PS e opozitë bashkë, rrëzohen tre dekrete të Metës

Kuvendi rrëzoi seancën e së enjtes tre dekrete për kthim të Presidentit Ilir Meta.

Me shumicë votash, (mbi 80) Kuvendi nuk miratoi dekretet e Metës që lidhen me ligjin për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin që e ndante Shqipërinë në 4 rajone zhvillimore.

Kuvendi miratoi vetëm një dekret të Metës që lidhej me shkarkimin e Besa Shahinit dhe emërimin e Evis Kushit në krye të ministrisë së Arsimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë