Kreu i qeverisë, Edi Rama, është i bindur që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Një ditë para çeljes së fushatës elektorale, kryeministri ka zgjedhur rrjetet sociale për të përçuar mesazhin dhe për të ripërsëritur edhe një herë se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet.
“30 qershor dhe pikë”, shkruan Rama, bashkangjitur fotos ku njofton hapjen e fushatës elektorale.
Kryeministri Rama njofton se çelja e fushatës do të kryhet në 16:00 në Parkun Olimpik në Tiranë.

Ndërkohë, opozita prej disa muajsh është në rrugë dhe ka paralajmëruar protestën e radhës më 2 qershor para Kryeministrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




