Ngjarje

Provokon nobelisti Handke: Do pimë raki dhe verë me serbët

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019, austriaku Peter Handke, pas reagimeve të shumta që mori pas shpalljes së çmimit, duke qenë një ndër mbështetësit e Sllobodan Milloshevic, në një reagim për mediat serbe duket se ka provokuar sërish.
Në një prononcim të shkurtër, Handke është shprehur se i vjen mirë që serbët janë të lumtur për të.
“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë ”, mësohet të jetë shprehur ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit.
Pas marrjes së Nobelit për Letërsi nga Peter Handke, akademia suedeze u vu në qendër të kritikave, pasi i akordoi çmimin më të lartë mbështetësit të Sllobodan Millosheviqit, i cili mohon masakrën e Srebenicës.
Pas dhënies së çmimit ithtarit të Milloshevicit dhe adhuruesit të kriminelëve serbë të luftës, juria e Stokholmit në njëfarë mënyre ka vënë në dyshim thelbin e testamentit të Alfred Nobel, pasi ideja se angazhimet dhe bindjet politike duhen ndarë nga vepra e një shkrimtari, nuk funksionoi në rastin e Peter Handkes.
Në mesin e tyre që kanë reaguar është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shqiptarë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë