Qeveria e Republikës së Serbisë në seancën e të martës ka shpallur datën 27 shtator si Ditë Zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë dhe Metohi, ku u vranë 4 serb.
Ajo u kërkon të gjithë mediave që programet e tyre të kenë në fokus shpalljen e Ditës së Zisë, ku në këtë mënyrë ata respektojnë viktimat në Kosovë dhe Metohi, thuhej në njoftimin e Qeverisë, raporton media serbe Novosoti.
Më herët Lista Serbe shpalli tre ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë të cilët u vranë në Banjskë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur ngjarjen tragjike.
Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.
“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova, i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Lista Serbe.
Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitit policor afër fshatit Banjskë në Zveçan duke vrarë policin Afrim Bunjaku dhe plagosur 2 të tjerë.
Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës shkëmbyen të shtëna me policinë.
Nga të shtënat u vranë 3 sulmues, si dhe u arrestuan 6 të tjerë mes tyre 2 të plagosur. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se 6 sulmues ishin plagosur dhe po mjekoheshin në Novi Pazar dhe i kërkoi Serbisë t’i dorëzojë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.