Nga Gazeta ‘Si’- Qindra studentë dhe protestues bllokuan një urë kyçe në Beograd për të protestuar për vdekjen e 16 viktimave në një katastrofë të stacionit hekurudhor nëntorin e kaluar.
Protestat e përditshme të udhëhequra nga studentët janë përhapur gjatë katër muajve të fundit në pjesën më të madhe të Serbisë.
Protestuesit në urën e Brankos që lidh qendrën e qytetit me zonën e Novi Beogradit, valëvitën flamuj, u ranë bilbilave dhe brohoritën sloganin e tyre të përhershëm, “largojini ata”.
Shumë në Serbi e kanë lidhur katastrofën e Novi Sadit me korrupsionin dhe keq menaxhimin e përhapur.
Autoritetet dhe presidenti Aleksandar Vuçiç dhe Partia e tij në pushtet i mohojnë këto akuza. Ata akuzojnë gjithashtu Vuçiçin për lidhje me krimin e organizuar, mbytje të lirive të medias dhe dhunë ndaj kundërshtarëve politikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



