Gazeta Si – Në Greqi, mijëra njerëz dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për 57 viktimat e aksidentit të trenave në Tebi, pranë Larisës.
Demonstruesit kërkojnë identifikimin e përgjegjësve për tragjedinë e 28 shkurtit, ndërsa për momentin është arrestuar vetëm shefi i stacionit i dyshuar për “gabim njerëzor”.
Në Athinë, përpara Parlamentit në sheshin Sintagma, grupe demonstruesish hodhën koktej molotovi ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Procesione të ngjashme pati edhe në Larisa dhe Patra.






Protesta pati edhe në Selanik, ku u mblodhën rreth 20 mijë vetë. Përleshjet shpërthyen në qytetin e dytë të Greqisë kur dhjetëra të rinj sfiduan kordonin e policisë.
Oficerët hodhën gaz lotsjellës në qytetin jugor të Patras, ku banda bashkiake luajti muzikë marshimi funerali, ndërsa ata drejtonin demonstratën.
Në Larisa, megjithatë, pranë vendit ku ndodhi aksidenti me tren, studentët që mbanin tullumbace të zeza brohoritën sloganin “Mos përfitoni nga jetët tona!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




