Lajme

Protestë, Banorët në Xhafzotaj bllokojnë rrugën

Dhjetëra -qindra banorë në Xhafzotaj të Durrësit kanë protestuar për infrastrukturën. Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për 15 minuta me kazanë plehrash rrugën nacionale Durrës-Shijak, duke i venë zjarrin.

Banorët u shprehen se protesta e tyre synon sensibilizimin e institucioneve përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës, e cila është tejet e amortizuar.

Kjo nuk është e vetmja protestë që banorët bëjnë për këtë segment rrugor. Në mënyrë të vazhdueshme ata janë organizuar duke kërkuar rehabilitimin e rrugës, por pa gjetur zgjidhje.

Rruga Shijak-Durrës 5 km e gjatë përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, duke u konsideruar ndër akset me përqendrimin më të madh të zhvillimit ekonomik.

Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë që zhvilloi në Durrës e futi këtë aks në një prej investime të parashikuar për rehabilitim, por që ende nuk është bërë asgjë konkrete për fillim punimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë