Gazeta Si- Tensionet po rriten në Gjeorgji, ku mijëra njerëz kanë dalë sërish në rrugë në kryeqytetin Tbilisi për natën e tretë të protestave kundër vendimit të qeverisë për të shtyrë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.
Policia e veshur me maska dhe me uniformë qëlluan me plumba gome, gaz lotsjellës dhe topa uji, teksa lëviznin për të shpërndarë protestuesit duke hedhur fishekzjarrë dhe flakët u panë që dilnin nga një dritare e ndërtesës së Parlamentit.
Forcat speciale të policisë morën nën kontroll të plotë sheshin para Kuvendit. Partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit, të cilat opozita pro-evropiane i cilësoi si të manipuluara dhe kundër të cilave u shpreh edhe presidentja pro-evropiane Salome Zurabishvilihi, e cila pasi u përpoq të anulonte rezultatet e votimit përmes Gjykata Kushtetuese.
Zurabishvihilihi njoftoi se nuk do të largohet nga detyra derisa “të ketë zgjedhje të reja dhe një Parlament që do të zgjedhë një president të ri sipas rregullave të reja”.
Jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi, turmat e protestuesve ngritën barrikada me stola hekuri, brohoritnin dhe valëvitnin flamujt e BE-së dhe Gjeorgjisë.
Më shumë se 100 persona u arrestuan gjatë përleshjeve mes forcave të rendit dhe protestuesve të premten, me policinë që gjuajti me ujë dhe gaz lotsjellës ndaj demonstruesve. Një përgjigje, ajo e forcave të sigurisë gjeorgjiane, e dënuar nga SHBA-të, të cilat folën për “përdorim të tepruar të forcës” ndaj demonstruesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.