Sociale

Protestat në Francë nuk i ndalon as COVID-19

Qindra “jelekë të verdhë” dolën në protestë sot në Paris, pavarësisht se qeveria i ka ndaluar tubimet, për frenuar koronavirusin e ri.
Mediat franceze bëjnë me dije se rreth 400 protestues nisën të marshonin nga stacioni i quajtur Montparnasse, për të shkuar drejt Ministrisë së Financave, për një protestë që ishte e lajmëruar edhe më parë.
“Duhej të vinim dhe të bënim këtë thirrje për t;i thënën Macron se ne jemi akoma këtu dhe nuk e pranojmë reformën e pensioneve,” tha një pensionist që mori pjesë në protestë. Duke kënduar sloganin “Siamo tutti antifashisti”, shumë prej protestuesve ,mbanin në duar një pankartë të madhe ku shkruhej numri 1312, një përshkrim numerik i A.C.A.B (“All cops are bastards”), që do të thotë “Të gjithë policat janë bastardë”.

Në protestë nuk munguan as përleshjet me policët, të cilët prej mëngjesit u përpoqën për të frenuar këtë protestë. Pak orë më parë, situata ishte tepër e tensionuar në bulevardin Vincent Auriol, sa që policia detyrua të përdorte gaz lotsjellës. Mediat bëjnë me dije se janë kryer 34 arrestime, 66 kallëzime penale dhe 1.111 kontrolle parandaluese.
Pavarësisht toneve të protestës, edhe policët edhe shumë protestues, mbanin në fytyrë maska, duke treguar se janë të kujdesshëm ndaj koronavirusit të ri.
Ndër thirrjet e protestuesve vihet re pakënaqësia e tyre, edhe për ndalimin e tubimeve me më shumë se 100 persona. Një lajm ky që u paralajmërua ditën e djeshme nga Kryeministri Edouard Philippe, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit të ri që në Francë shkaktoi vdekjen e 79 personave.

Maxime Nicolle, një nga figurat e lëvizjes së “jelekëve të verdhë”, deklaroi dje se të gjitha tubimet duhet të anuloheshin, sepse nëse nxiten protestat do të rrezikohen të gjithë njerëzit, nga sëmundja. Gjithashtu, organizatorët e dy protestave të tjera që ishin planifikuar për ditën e sotme, njëra kundër dhunës policore dhe tjetra për klimën, njoftuan se do të anuloheshin, duke parë dëmet që ka shkaktuar COVID-19./Le Figaro/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë