Lajme

Protesta te “Astiri”, deputeti i PD: Të bashkohemi me studentët

Në ditën e 63-të të protestës së tyre, banorët e zonës së “Astirit” kanë bllokuar sërish rrugën për rreth një orë, në shenjë revolte kundër vendimit të qeverisë për shembjen e shtëpive te “Unaza e Re”.

Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili ka bërë apel për bashkim me studentët, të cilët kanë paralajmëruar se ditën e hënë do t’u rikthehen protestave.

“Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen, – tha Balliu. – I bëj thirrje edhe kryeprokurores Arta Marku për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës, që rezultoi se u mor nga një kompani pas falsifikimit të dokumenteve”.

Për rreth një orë banorët kanë bllokuar trafikun. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta, si dhe kërkojnë rrëzimin e projektit. Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë