Partia Demokratike dhe policia janë përplasur sërish me njëra-tjetrën për lejen e protestës së nesërme. Mësohet se edhe këtë herë, policia ka refuzuar kërkesën për leje 48 orëshe që organizatorët kanë kërkuar për manifestimin e nesërm para kryeministrisë, duke këmbëngulur që ajo të përfundojë brenda datës 16 mars.
Ndërkohë janë marrë masat për mabrëvajtjen e tubimit, ndersa u hoq skela përpara kryeministrisë, jane vendosur kamerat me shikim 360 gradë. Edhe nesër nuk do të ketë fjalime politike, teksa do të dëgjohen qytetarët.
Si në protestën e 16 shkurtit edhe më 16 mars, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtues dhe funksionarë të tjerë të PD-së do të jenë në shesh vetëm në rolin e dëgjuesve, ndërsa fjalën do ta kenë qytetarët.
Kjo është hera e parë kur funksionarët e opozitës do të jenë në shesh pa mandate, duke mos iu siguruar atyre asnjë mbrojtje ligjore. Detajet si do të zhvillohet protesta mbahen diskret, ndërsa i vetmi fakt është tentativa e qytetarëve për të rrethuar kryeministrinë për herë të dytë.
Në terren, përveç agjentëve civilë, pritet të jenë në gatishmëri mbi 1 mijë efektivë policcie për të parandaluar incidente të mundshme nga ana e protestuesve të opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




