Paralelisht me seancën plenare, sot u zhvillua dhe protesta e radhës e opozitës së bashkuar para Parlamentit.
Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike së bashku me ish-deputetë të kësaj partie bënë thirrje për largimin e kryeministrit Rama. Në një moment protesta agravoi, pasi protestuesit dogjën goma dhe hodhën shashka në drejtim të forcave të policisë.
Protesta u mbyll me fjalën e Bashës, i cili i drejtoi protestuesit te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të dorëzuar refuzimin e mandatit nga dhjetëra kandidatë pasues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.