“Dhjetori i Dytë”, protesta e ashtuquajtur e studentëve duket sse nuk po i përngjan asaj të vitit 1990 ku “Lëvizja Studentore” rrëzoi komunizmin.
Mijëra studentë që ishin vendosur përpara Ministrisë së Arsimit për pak minuta patën përplasje mes tyre dhe hodhën një sërë idesh.

Disa ishin pro zhvendosjes së protestës përballë Kryeministrisë, por në fund disa kanë vendosur të ecin përpara me idenë për bllokimin e akseve kryesore të Tiranës.
Qindra studentë janë shkëputur nga turma dhe kanë marshuar drejt “Zogut të Zi”, një kryqëzim që lidh disa arterie kryesore rrugore me autostradën Tiranë-Durrës dhe lëvizja e tyre ka paralizuar lëvizjen.

Ndërkohë pjesa më e madhe e studentëve kanë vendosur të vazhdojnë “rezistencën” e tyre para Ministrisë së Arsimit, duke shënuar kështu një pikë kthesë pas 7 ditëve protesta, pasi deri më tani kishin qëndruar të bashkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




