Katar 2022

Protesta e shtrenjtë e Herri Kejn, Rolex ‘ylber’ prej 650 mijë dollarësh

Gazeta Si – Herri Kejn, kapiteni i Anglisë, e ka gjetur mënyrën për të çuar përpara kauzën e “ylberit”, pavarësisht se FIFA e ka ndaluar të mbajë në fushë shiritin “One Love” në Botëror. Dhe për t’ia arritur qëllimit ka zgjedhur një mënyrë me kosto shumë të lartë.

Kejn dhe ora e zgjedhur prej tij si menyre proteste. Gazeta Si, 26 nentor 2022

Sulmuesi i Anglisë është kapur nga ‘BBC’ në Katar, teksa mban një orë shumë të rrallë Rolex “ylber”. Ora prej ari 18-karatësh është ‘Daytona “Rainbow’, ka 36 safirë në pjesën rrethore, 56 diamantë brilantë në kasë dhe 11 safirë “ylber”.

Çmimi normal i kësaj ore është 135 mijë dollarë, por shkon në 650 mijë dollarë me aksesorët shtesë që ka zgjedhur futbollisti anglez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë