Protesta e opozitës, zhvilluar më 16 shkurt para Kryeministrisë ka shkaktuar “prerje kokash” në Bashkinë e Tiranës, ku Erion Veliaj ka vendosur të shkarkojë nga detyra disa zyrtarë të lartë.
Kryebashkiaku ka shkarkuar sot nënkryetaren Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU. Veç Mesitit, Veliaj ka shkarkuar nga detyra në Bashkinë e Tiranës edhe drejtorin e tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU.
Mesiti dhe Hysa mbajtën postet në Bashki, edhe pse koalicioni PDIU-PS i zgjedhjeve të 2015 u prish dhe çamët zyrtarisht iu bashkuan para pak muajsh opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha.
Ndërkohë, shkarkimi i tyre është bërë në orët e para të mëngjesit me firmë të Erion Veliajt dhe arsyeja është pjesëmarrja e Mesitit dhe Hysës në protestën e organizuar nga opozita, ku ata janë fotografuar përkrah kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




