Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës së lajmëruar më 16 maj në orën 17:00, me arsyetimin se nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin me liderët e Bashkimit Europian.
Kryedemokrati Sali Berisha foli dje lidhur me protestën ku tha se do të zhvillohet për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në “një shtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë”.
Protesta e paralajmëruar nga Sali Berisha mbi pretendimet e tij se zgjedhjet e 11 majit u vodhën, pritet të shihet me interes jo vetëm nëse do të zhvillohet në këtë perimetër sigurie, por edhe nëse do të mbështetet apo jo nga aleatët në koalicionin e Berishës që deri më tani nuk kanë dalë me asnjë qëndrim publik mbi procesin zgjedhor
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.