Më 20 shkurt, opozita (përvec PD-së së Lulzim Bashës) ka thirrur protestë para Kryeministrisë. Opozita ka publikuar spotin nën moton ‘O sot o kurrë’.
Spoti nis me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili thotë se 20 shkurti do të jetë dita e përmbysjes së tiranisë dhe vazhdon me mesazhet e deputetëve demokratë (të ndryshëm nga njëri tjetri), Gazment Bardhi, Ervin Salianji, dhe ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi.
Ajo që bie në sy është fakti se thirrjet për protestë janë me nota më gjithëpërfshirëse, të qeta politikisht, dhe me më shumë zë nga deputetët që iu bashkuan PD-së së Rithemelimit, sesa zyrtarët partiakë.
Ky është testi i parë për të kuptuar se sa do të ndikojë kjo formë proteste dghe ato figura tek demokratët
Edhe pse në ‘arrest shtepie’ Berisha është ai që e fillon dhe mbyll thirrjen për protestë. Kjo është gjithashtu protesta e pare që ai nuk do të jetë fizikisht pjesë e saj.
Spoti:
Sali Berisha: 20 shkurti është dita e përmbysjes së tiranëve
Floriana Garo: Më datë 20 shkurt, PD fton çdo shqiptar
Gazment Bardhi: Të zbresin në shesh të bashkuar, kundër qeverisjes së Edi Ramës
Belind Këlliçi: Bashkë kundër inceneratorëve
Ina Zhupa: Bashkë kundër korrupsionit
Deputetë të PD: Bashkë kundër shkatërrimit të parlamentit
Albana Vokshi: Bashkë kundër shkatërrimit të Arsimit
Qani Xhafa: Kundër falimentimit të fermerëve
Zheni Gjergji: Kundër shkatërrimit të shëndetësisë
Ervin Salianji: Bashkë kundër krimit të organizuar
Dhurata Çupi: Kundër varfërisë
Oerd Bylykbashi: dhe kundër shpopullimit
Të rinjtë e FRPD: Bashkë për të ardhmen e rinisë
Elda Hoti: Për minimumin jetik
Sali Berisha: Ftoj shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, emigracion e diasporë, le të bashkohemi në Tiranë më 20 shkurt për t’i kthyer Shqipërisë; shpresën, demokracinë dhe të ardhmen. Fitore!
Protesta pritet të mbahet të martën, 20 shkurt, ora 17:30.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.