Lajme

Protesta e opozitës, rrethohet Kryeministria

Pasditen e sotme do të mbahet protesta kombëtare e radhës nga Partia Demokratike, ku ndryshe nga protestat e tjera kryedemokrati Basha këtë të sotmen e ka cilësuar si kulmim të betejës dhe kauzës së tyre për një Shqipëri europiane.
Ashtu si në protestat e kaluara, edhe sot policia ka marrë masat për të shmangur konfrontimet e mundshme. Kamera sigurie, dron, agjentë civilë, 1350 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e republikës do të jenë të angazhuara si plan i masave për të monitoruar dhe ndërhyrë në çdo moment nëse protesta e opozitës do të bëhet e dhunshme.
Shtyllat si përherë janë lyer me graso, ndërsa është vendosur mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik.
Po ashtu është vendosur një podium që tregoj se do të ketë fjalime, ndërsa nuk dihen skenaret se si do të vijojë protesta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë