Lajme

Protesta e opozitës në 11 maj, kapet hedhësi i bombave Molotov (Video)

Një person i dyshuar si hedhësi i bombave Molotov në protestën e opozitës është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ai është 40-vjeçari me inicialet M.Q, banues në Tirana, që sipas policisë dyshohet se është personi kryesor “që ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta, etj”.

Në njoftimin për mediat thuhet se këto pretendime bazohen në prova dhe pamje filmike,

“Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.Dy ditë më parë, gjykata la në burg 20 nga 50 protestues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë