Ora 10.00 i gjeti protestuesit e opozitë të shpërndarë mes rrugëve para Parlamentit dhe sheshit para selisë së Partisë Demokratike, në pritje të daljes së Lulzim Bashës dhe drejtuesve të tjerë opozitarë.
Me rreth 30 minuta vonesë, Lulzim Basha iu bashkua pjesës së protestuesve që ndodheshin në rrugën George Bush, para godinës së Parlamentit, që këtë të enjte anuloi seancën plenare.
“Sot, protesta do t’ja arrijë qëllimit”, deklaronte i bindur Lulzim Basha. Kreu i PD-së deklaroi se Edi Rama u arratis.
Për dallim nga protesta e 16 shkurtit, këtë herë opozita ndryshoi skenar dhe vendosi që të mbajë fjalime nga deputë dhe qytetarë të pranishëm.
Para protestuesvë folën Gent Strazimiri, Valentina Duka, Kejdi Mehmetaj, Shpëtim Idrizi dhe Ervin Salianji.
E përbashkëta në të gjitha fjalimet e deputetëve e përbashkëta ishte thirrja se sot opozita i dorëzoi mandatet e saj në Parlament popullit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




