Nga Gazeta ‘Si’- Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, 18 protestues janë arrestuar, mes tyre edhe 3 të mitur.
Për 28 të tjerë policia njofton se ka nisur hetime në gjendje të lirë, mes tyre edhe deputeti Klevis Balliu.
Policia njofton se ka sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë. Edhe në këtë zonë u raportuan sërish hedhje molotovësh në drejtim të forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Si pasojë pati edhe disa të lënduar që u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.
Mes të lënduarve ishte edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili përfundoi në urgjencën e QSUT-së pas një dëmtimi që pësoi në tre gishta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje