Lajme

Protesta e 11 majit, lihen në burg 20 të arrestuar

Kanë dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda 50 protestues, të cilët u ndaluan nga policia pas protestës së 11 majit. Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 20 protestues, “arrest shtëpie” për 11 protestues dhe “detyrim paraqitjeje” për 19 të tjerë.
Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarëve të tyre të cilët thanë se i vetmi krim që kanë bërë është protesta e lirë dhe paqësore dhe e kanë konsideruar vendimin e padrejtë.
Protesta e së shtunës më 11 maj u përshkallëzua në akte dhune dhe shpërthim të lëndëve shpërthyese para institucioneve.
Opozita mbajti edhe dje protestën e pestë kombëtare, ku ndryshe nga protestat e kaluara, kjo e 13 majit ishte një protestë marshim. Protestuesit, të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha marshuan për tri orë, duke kaluar nëpër pesë institucione të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë